03 Maj 2024

Komuna e Mitrovicës reagon ndaj dëmtimit të urës

Prishtinë, 20 qershor - Komuna e Mitrovicës ka reaguar pas njoftimeve për vjedhjen e disa pjesëve të metalta në urën e hekurit mbi lumin Sitnicë, në afërsi të tunelit. Zyrtarët komunalë kanë kërkuar nga policia që sa më parë të zbulojnë kryesit e këtij akti.
 
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala,  thotë se vjedhja e atyre pjesëve ndikon në sigurinë e urës.

“Kemi njoftuar edhe policinë për këtë rast dhe policia e ka hapur rastin, kërkojmë nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm,  të jenë të vetëdijshëm për arsye se kjo parqet rrezik për automjete edhe për kalimtarë të rastit”.

Bala tregon se menjëherë pasi kanë kuptuar për rastin e kanë angazhuar një kompani për të salduar pjesët e mbetura, në mënyrë  që të mos mund të vidhen.

“I kemi marrë masat për sigurimin e pjesës që ka mbetur dhe kemi qenë të detyruar t’i saldojmë ato pjesë, s’ka qenë zgjidhje e mirë meqë ka qenë urë që mund të çmontohet”.

Ai tregoj se është kërkuar nga KFOR-i që t’i furnizoj me pjesë në mënyrë që të zëvendsohen profilet që janë vjedhur.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)