Komuna e Mitrovicës liron rrugën e bllokuar nga shembja e dheut

Në mungesë të intervenimit të organeve kompetente të komunës së cilës i takojnë këto fshatra, është detyruar të intervenoj Komuna e Mitrovicës, duke ju dal në ndihmë banorëve të këtyre fshatrave për lirimin e rrugës.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, i cili menjëherë pas marrjes së informatës ka angazhuar kompaninë Eurondërtimi, e cila brenda disa orëve ka arritur të liroj rrugën.
Dheu ka rrëshqitur në dy lokacione të ndara, nga vendi i quajtur Kërshi i Dudës deri tek rruga që shpie në fshatrat shqiptare të Zveqanit, Kelmend, Boletin dhe Zhazhë. Mirëpo pas angazhimit të kompanisë, rruga është zhbllokuar në orët e pasdites, tha Dragaj.
Banorët e këtyre fshatrave kanë falënderuar drejtorin Dragaj për angazhimin e tij, për zhbllokimin e rrugës që kishte vështirësuar qarkullimin e tyre.