07 Maj 2025

Kinezët në prill nisin ndërtimin e Rrugës së Arbërit

Tiranë, 29 janar - Kinezët pritet të marrin në dorë brenda muajit prill ndërtimin e Rrugës së Arbërit që lidhur Shqipërinë me Maqedoninë, apo akset që lidhin dy Dibrat, si pjesë e Korridorit 8.

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto deklaroi se tashmë kompania e kontraktuar do të nisë punimet brenda pak muajve. Edmond Haxhinasto: Besoj se brenda muajit prill do miratojmë ligjin përkatës për akordimin e kontratës së Rrugës së Arbrit kompanisë kineze e cila paraqiti ofertën.

Haxhinasto i ka bërë thirrje kompanive të ndërtimit të rrugëve që të zbatojnë standartet e vendosura në kontratë ose në kundërt do të penalizohen. Edmond Haxhinasto: “Është thellësisht e domosdoshme vendosja e standardeve shumë më të larta se deri më sot në realizimin e infrastrukturës. E kam fjalën nga momenti I planifikimit që do të jetë në tërësi”, ka theksuar ai.

Për vitin 2015 një prej synimeve të ministrisë do të jetë vendosja e sinjalistikës rrugore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)