30 Prill 2024

Kinë, fillon qarkullimi në tunelin më të lartë

Pekin, 17 tetor - Filloi qarkullimi të hënën në tunelin rrugor që përshkon malin Yakexia. Ky tunel, i ndërtuar vetë nga Kina ndodhet në lartësinë më të madhe mbi nivelin e detit.

Përdorimi i këtij tuneli ka rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik, nxitjen e harmonisë dhe stabilitetit të kombësive.

Tuneli ndodhet në vendtakimin e qytezës Heishui dhe qytezës Hongyuan, si edhe është hyrje e rëndësishme në rajonin autonom Aba të Kinës Jugperëndimore.

Pika më e lartë e malit Yakexia është 4743 metra dhe temperatura më e ulët aty është -37.5 gradë celsius. Për tetë deri nëntë muaj të vitit, qarkulli qëndron i bllokuar nga akulli.

Ndërtimi i këtij tuneli në kushte të vështira atmosferike kërkoi një periudhë 3-vjecare.