27 Prill 2024

Kina mund të blejë 150 avionë Erbas

Paris, 14 shtator - Kompania evropiane Erbas negocon me Kinën për shitjen e 150 avionëve me vlerë të përgjithshme prej 16 miliardë eurove, shkruan gazeta franceze “Le Tribjon”.

Duke cituar burime të paemëruara, gazeta franceze shkruan se Erbas dhe Kina negocojnë për 120 avionë A320 dhe 30 avionë A330 dhe A350. Kontrata mes prodhuesit evropian dhe Pekinit do të bëhet publike në nëntor, kur presidenti kinez Hu Xhintao do ta vizitojë Parisin, shton “Le Tribjon”.

Përveç kësaj, edicioni citon edhe burime tjera, sipas të cilave numri i avionëve të blerë nga Kina mund të tejkalojë shifrën prej 200 avionëve.

Eir Çajna dhe Erbas tashmë filluan negociata për shitblerjen e pesë deri në 10 avionë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)