KFOR-i i dhuroj Komunës së Mitrovicës dy automjete

Mitrovicë, 24 mars - Dy automjete i janë dhuruar të martën Komunës së Mitrovicës, nga ana e KFOR-it, të cilat do të shfrytëzohen për nevoja të qytetarëve të kësaj komune.
Përfaqësuesi i KFOR-it, Clemmer Renë, tha se ka kënaqësinë që ti dhuroj këto dy vetura Komunës së Mitrovicë, dhe ti shoh ato në lëvizje. Do të dëshironim që ti shihnim këto automjete në lëvizje, kjo do të ishte një ndjenjë e mirë për ne KFOR-in, se kemi bërë diçka të mirë, tha Renë.
Nënkryetari i Komunës, Safet Kamberi, i cili ka bërë pranimin e çelësave të veturave, ka falënderuar KFOR-in për ndihmën që i ka ofruar Komunës së Mitrovicës dhe qytetarët e saj.
Falënderojmë KFOR-in për ndihmë, kjo tregon edhe bashkëpunimin e mirë që ne si Komunë kemi pas me KFOR-in. Ndonëse misioni juaj është për siguri, bashkëpunimi ndërmjet nesh nuk ka munguar as në aspektet të tjera, dhe besoj se do të vazhdojmë me bashkëpunim edhe në të ardhmen, tha Kamberi.
Ai garantoj përfaqësuesit e KFOR-it, se veturat që janë donacion i tyre, do të përdoren për nevoja të qytetarëve të kësaj komune.