04 Maj 2024

Kamionët e Zvonkos nuk kanë punuar në autostradë

Prishtinë, 21 janar - Shkrimeve të mediave se në autostradën Morinë-Merdarë kanë punuar kamionët e kreut të strukturave paralele në veriun e Mitrovicës, Zvonko Veselinovic, u është përgjigjur ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota.

Ai ka thënë se pas “spekulimeve të mediave serbe për këtë çështje”, e kanë kontaktuar kompaninë kontraktuese për ndërtimin e autostradës “Bektel&Enka”, nga të cilët janë siguruar se të gjitha kompanitë nënkontraktuese të saj janë të regjistruara në Kosovë dhe se “nuk kanë të bëjnë asgjë me kamionët e Zvonko Veselinovicit”.

“Ne e kemi dëgjuar një informatë të tillë dhënë nga agjencia Tanjug e Serbisë dhe më duket së ka pas edhe një medium i Kosovës që e ka transmetuar këtë informatë”, ka thënë Mujota, transmeton Telegrafi.

“Menjëherë, nga aspekti moral dhe institucional, jemi interesuar që të shohin se çfarë në të vërtetë ka në këtë drejtin... Sipas të gjitha të dhënave, të gjitha kompanitë nënkontraktuese që punojnë me ‘Beklet&Enka’ janë kompani që janë të regjistruara në Kosovë... Nuk figuron askund që kanë punuar këta persona”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)