02 Prill 2023

Johansen, dy vjet burg për dëmin e shkaktuar PTK-së

Prishtinë, 9 korrik - Sot në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, një panel gjykatësish i përzier, i përbërë nga një gjykatës kosovar dhe dy të EULEX-it, vendosi si mëposhtë për rastin e ashtuquajtur – rasti Ove Johansen:

Ove Johansen u shpall fajtor për shpërdorim të detyrës zyrtare. Johansenit iu shqiptua dënimi me kusht prej dy viteve dhe është urdhëruar ta paguajë dëmin e shkaktuar PTK-së në vlerë prej  300,000 Euro.

Dënimi me burgim do të aktivizohet vetëm në rast se ai kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë tri viteve të ardhshme. Ove Johansen ka kaluar më shumë se një vit në paraburgim. 

Prokuroria u përfaqësua nga një prokuror i Prokurorisë Speciale (PSRK).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 prill 2023

- Partia Demokratike e Kosovës organzon  "Marshin për Drejtësi". (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 14:00)

- Shënohet 33 vjetori i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. (Restaurant "Oferta", ora 15:00)