28 Prill 2024

Japoni, treni super i shpejtë

Tokio, 3 mars - Të shtunën Hekurudhat e Japonisë do të vënë në përdorim modelin e fundit të trenit komercial super të shpejtë.

Pas gati 14 vitesh pauzë në ndërtimin e modelit të ri për nevojat e hekurudhës, japonezët kësaj radhe kthehen me modelin Hajabusa, që në përkthim do të thotë - Pelegrin.

Do të lëviz me shpejtësinë maksimale prej 300 kilometrash në orë, kurse do t’i shërbejë udhëtarët në linjën prej Tokios deri në qytetin Aomori të gjatë rreth 700 kilometra.

Është i ngjyrosur në tri ngjyra -  të gjelbër, argjendi dhe të kuqe. Çmimi i biletës më të shtrenjtë do të jetë 115 dollarë.

Megjithatë, japonezët do të duhet edhe gjatë kohë të punojnë për ta arritur trenin komercial kinez Maglev i cili qarkullon rreth qytetit të Shangait.

Kinezët arritën me të shpejtësinë e udhëtimit prej 431 kilometrash në orë, që është 131 kilometra më shpejt se rivali japonez.

Aktualisht, trenat super të shpejtë në Japoni, të njohur me emrin Shinkansen, filluan të qarkullojnë që nga viti 1964 dhe kurrë nuk kanë pasur ndonjë aksident më serioz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)