05 Maj 2024

Jaguar paralajmëroi F-Type coupe-n

Tokio, 14 nëntor - Prodhuesi i njohur i veturave “Jaguar” e publikoi fotografinë e parë të F-Type coupe-s së re të cilin zyrtarisht do ta prezantojë më 19 nëntor, kur do ta ekspozojë në panairet e veturave në Los-Anxhelos dhe Tokio.

Modelin serik kohë më parë e kishte paralajmëruar koncepti C-X16, ndërsa pamja e tij atraktive është theksuar me kthesat “sensuale” dhe me pjesët e fryra rreth rrotave të pasme dhe për këtë duhet t’i falënderohet edhe F-Type Roadster-it.

Fotografia e paraqitur e zbulon që kjo makinë do të pajiset edhe me kulmin panoramik nga xhami.

Opsionet e motorit me siguri do të merren nga versioni roadster kështu që mund të presim që blerësit do ta kenë në dispozicion motorin 3.0-litra V6 i cili i ndihmuar me kompresor zhvillon 340, përkatësisht 380 KF, sikurse në këtë makinë pritet të gjendet edhe motori 5.0-litra V8 me 495 KF.

“Koncepti C-X16 me paraqitjen e tij kishte shkaktuar interesim të madh kështu që edhe zbulimi ‘dramatik’ i versionit serik në Los-Anxhelos sigurisht do të tërheq vëmendjen e shumë njerëzve”, deklaroi shefit i dizajnit në “Jaguar”, Ian Callum.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)