04 Maj 2024

IPKO shpërndan 13 milionë pika për konsumatorët të telefonisë mobile

Prishtinë, 10 dhjetor - Programi i vetëm i shpërblimit të konsumatorëve besnik në tregun e telekomunikacionit në Kosovë, “Pika” vazhdon të shpërblejë të gjithë anëtarët e saj me shumë pika, të cilat tani mund të konvertohen edhe në produkte dhe shërbime të telefonisë mobile IPKO.

Pas shpërndarjes së më shumë se 13.000.000 pikave tek më shumë se 180.000 konsumatorë besnik të kompanisë, prej sot IPKO ka mundësuar edhe kthimin e pikave të grumbulluara në produktet e telefonisë mobile IPKO si: SuperRrethi, Fillo 10 dhe kthimin e çdo pike të fituar në MMS.

Të gjithë konsumatorët të cilët kanë grumbulluar së paku 30 pikë, të njëjtat mund t’i kthejnë në pakot - SuperRrethi apo Fillo 10, varësisht prej zgjedhjes së tyre. Pas kthimit të pikave në ndonjërën prej pakove të zgjedhura, ata do të mund të përdorin shërbimin për një muaj, pa pagesë.

Përdoruesit me parapagim dhe ata postpaid të telefonisë mobile IPKO, të cilët përdorin numrat e tyre 049 për më shumë se gjashtë muaj, mund të regjistrohen pa pagesë në programin “IPKO Pika” për të fituar pikë.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)