03 Maj 2024

IPKO shperblen perdoruesit e saj besnik

Prishtinë, 24 prill - Për tu dëshmuar si telefonia mobile e cila kujdeset më së shumti për përdoruesit e saj, IPKO sot ka lansuar programin “IPKO Pika”, i cili i shpërblen të gjithë përdoruesit besnik të telefonisë mobile me minuta, internet në mobil e dhurata.

Përdoruesit me parapagim dhe ata postpaid  të telefonisë mobile IPKO, të cilët përdorin numrat e tyre 049 për më shumë se gjashtë muaj, mund të regjistrohen pa pagesë në programin “IPKO Pika” për të fituar pikë.

Për përdoruesit e rinj, pikët e mbledhura mund të shndërrohen në shpërblime pas gjashtë muajve si konsumatorë të IPKO-së.

“Përmes këtij programi, ne synojmë që ta shpërblejmë besnikërinë e konsumatorëve tanë të cilët përdorin shërbimet tona për vite me radhë. Prandaj, sa më gjatë që qëndroni në IPKO, aq më shumë do të shpërbleheni.

Përdorimi i shërbimeve të IPKO’së do të vazhdojë të jetë një përvojë shpërblyese” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

Regjistrimi në program mund të bëhet duke dërguar SMS me tekst “PIKA” në numrin 123, duke thirrur numrin *777#, Qendrën e Thirrjeve, apo në ndonjërin nga 17 dyqanet e IPKO-së.

IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)