27 Mars 2023

IPKO shpërblen konsumatorët, me minuta bonus

Prishtinë, 4 maj – IPKO ka krijuar edhe një mënyrë të re për t’i shpërblyer konsumatorët e saj të telefonisë mobile. Me produktin e saj më të ri, IPKO i jep të gjithë konsumatorëve të saj mobil, më shumë se sa ata paguajnë.

Të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile IPKO, të cilët rimbushin telefonin e tyre mobil në vlerë prej 6, 11 apo 21 euro e më shumë, fitojnë minuta bonus për thirrje në mobil dhe fiks. Për çdo mbushje në vlerë prej 6, 11 ose 21 euro, çdo konsumator fiton 15, 25, përkatësisht 55 minuta bonus nga IPKO.

Produkti ofrohet pa pagesë, dhe nuk ka asnjë kod për aktivizim. Ndërsa, të gjitha minutat e fituar si shpërblim për mbushje, konsumatori i telefonisë mobile IPKO mund t’i përdor brenda një afati kohor, prej 30 ditësh.

Sa herë që konsumatorët e telefonisë mobile IPKO e rimbushin llogarinë e tyre, bashkë me mbushjen e rregullt ata marrin edhe minutat shtesë, të cilat jepen falas nga operatori. Sa më e madhe vlera e mbushjes në telefon mobil, aq më i madh është bonusi që e merr çdo konsumator për komunikim me zë, në telefoninë mobile dhe fikse IPKO.

Oferta pranverore vlen për të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile IPKO, në tërë territorin e Kosovës, pasi që kompania posedon rrjetin i cili mbulon me sinjal të telefonisë mobile 99.7 për qind të popullsisë në Kosovë, përkatësisht 98.5 për qind të territorit. Oferta pranverore zgjat për një kohë të caktuar.

Përveç përgjegjësisë dhe kontributit pozitiv që e jep në treg, IPKO njihet edhe si njëra ndër kompanitë kryesore në Kosovë e cila gjithnjë ofron më shumë vlerë për konsumatorët e saj, në telefoni mobile, fikse, internet, dhe televizion digjital. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)