05 Maj 2024

IPKO shpërblen konsumatorët e saj me 140 telefona të menuçur

Prishtinë, 7 nëntor - Duke filluar prej sot, përdoruesit e telefonisë mobile IPKO do të mund të fitojnë ndonjërin nga telefonat e tyre më të preferuar mobil dhe të bëhen gati për gjeneratën e re të rrjetit mobil në IPKO, 3G.

Për çdo javë, IPKO do të shpërblejë me 140 telefona të mençur mobil, përkatësisht me 10 njësi të iPhone 5S,  10 njësi të Samsung Galaxy S4, 20 njësi të Google Nexus 4, dhe 100 njësi të Samsung Galaxy Y. Të gjitha modelet e telefonave të mençur të dhënë nga IPKO e mbështesin lidhjen me rrjetin 3G.

Deri në fund të lojës shpërblyese, IPKO do t’i shpërblej 560 përdorues, gjithsejt. Loja shpërblyese do të zgjasë 4 javë, dhe do të përfundojë më 5 dhjetor 2013.

“Me këtë lojë shpërblyese ne duam të shpërblejmë qindra përdorues tanë të telefonisë mobile, dhe ta bëjmë të mundur që sa më shumë prej tyre të bëhen gati për 3G” ka thënë Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun.  

Pjesëmarrja në lojën shpërblyese është shumë e lehtë, pasi pjesëmarrësit duhet të dërgojnë SMS në numrin 53049, dhe të hyjnë në garë për ndonjërin nga shpërblimet e shumta.

Sa më shumë SMS të dërguar, aq më të mëdha janë mundësitë për të fituar ndonjërin nga telefonat më të mirë në tregun botëror momentalisht. Çmimi për një SMS është 20 centë.

Tërheqja e shpërblimeve do të bëhet çdo të enjte drejtpërdrejt në televizion, ndërsa në panelin e përzgjedhësve do të jetë edhe përfaqësuesi i Administratës Tatimore të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)