29 Prill 2024

IPKO Pako Quatro ofron të gjitha shërbimet e telekomunikimit

Prishtinë, 26 tetor - IPKO sot ka zbuluar pakon ‘Quatro’ me të gjitha shërbimet e telekomunikimit në një vend të vetëm, me të cilën familjet kosovare do t’i ulin shpenzimet e komunikimit, ndërsa kursejnë kohën dhe buxhetin e tyre familjar.

Nevojat e një familje kosovare për telekomunikim përmbushen me “Quatro” e cila përmban pako Premium të televizionit digjital, 10 euro mbushje për telefon mobil, e cila mund të shpërndahet mes anëtarëve të familjes, 1 euro mbushje në telefoninë fikse, internet pa limit me shpejtësi deri në 5Mbps, dy telefona mobil Nokia dhe Samsung, dhe  një wireless ruter falas.

Për më shumë, në secilën prej pakove “Quatro”, tarifat e komunikimit mobil në rrethin familjar prej pesë anëtarëve janë 3 centë në minutë dhe 2 cent për një SMS, ndërsa të gjitha thirrjet ndërkombëtare në telefoninë fikse ofrohen për  8 cent në minutë. Kostoja mujore e pakos promovuese “Quatro” është 29.95 euro.

Kombinimet tjera të pakos Quatro përfshijnë edhe opsione tjera, si Quatro Family, Quatro Premium, Quatro Premium Int, ose Quatro HD, të cilat ofrohen me mundësi pagese me këste dhe pa kamatë, për 12 ose 24 muaj.

Me pakon e re “Quatro”, IPKO bëhet ofruesi i parë dhe i vetëm i shërbimeve të telekomunikimit në Kosovë, i cili i ofron internetin, televizionin digjital, telefoninë mobile dhe fikse në një vend të vetëm.

Në secilin segment – telefoni mobile, telefoni fikse, internet dhe televizion kabllor digjital – kompania IPKO operon me teknologjinë më të fundit dhe me rrjetin më cilësor në treg.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)