20 Prill 2024

Inspektorati i Punës denon RTK-në me 4900 euro dhe drejtorin Ahmetxhekaj me 500 euro

Prishtinë, 19 shkurt - Inspektorati i Punës ka denuar Radiotelevizionin e Kosovës me 4900 euro gjobë si dhe drejtorin gjeneral, Shkumbin Ahmetxhekaj me 500 euro për shkak të shkeljes së ligjit të punës dhe rregulloreve të RTK-së me rastin e degradimit të Udhëheqësit të departamentit të Marketingut, për mos zbatim të vendimit të IP-së si dhe për mospërfilljen e zbatimit të dispozitave të ligjit të punës.

Kjo është gjoba e dytë brenda një muaji që i shqiptohet RTK-së nga Inspektorati i Punës, që në total kap shifrën 8400 euro.

Në vendimin e Inspektoratit të Punës thuhet se ankesa eventuale nuk e shtynë ekzekutimin. RTK  obligohet që gjobën e shqiptuar në lartësi prej 4900 euro ta paguaj në afat prej 8 (tetë) ditësh nga dita e pranimit të Vendimit.

Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, për përgjegjësinë direkte të mos ekzekutimit të Vendimit i shqiptohet gjobë në lartësinë prej 500 euro, dhe i njejti obligohet që në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi, ta paguajë atë.

Sipas Inspektoratit të Punës, RTK është e obliguar që një kopje të fletpagesës t’ia prezentojë IP-së në afat prej tre (3) ditësh nga dita e skadimit të afatit prej tetë (8) ditësh të cekur më lartë.

SPRTK kërkon nga Bordi i RTK-së si dhe nga Kuvendi i Kosovës që të reagojnë me urgjencë për shkak se nëse vazhdohet me këtë trend të paligjshmërive dhe gjobave, funksionimi i Transmetuesit Publik do të rrezikohet seriozisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)