02 Maj 2024

Inaugurohet punëtoria e projektit arsimor në automekanikë

Prishtinë, 2 gusht - Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Dortmundit , Komunën e Prishtinës dhe Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë inauguruan sot punëtorinë e projektit arsimor në fushën e automekanikes.

 Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu me këtë rast theksoi se Oda angazhohet që arsimimi të jetë njëri ndër prioritetet e Kosovës dhe njëkohësisht që të bëhet përgatitja konkrete për punë, gjë që mund të arrihet me programet e aftësimit profesional të nxënësve.

“ Një bashkëpunim i tille, një forme e tille sistemit te arsimimit me siguri qe hap perspektiv qe ne Kosove te krijohen vende te reja te punës dhe që të mos mburremi me fuqi te lire punëtore, po te mburremi me njerëz te edukuar dhe te arsimuar dhe me siguri një përvojë e tille, një transferim i tille i teknologjisë do te jete çelësi me i mire i cili do te garantoj për gjeneratat e ardhshme perspektiv edhe ne punësim edhe ne ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve profesionale”.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa duke përgëzuar dhe vlerësuar se bëhet fjale për një shume te rëndësishëm theksoi se projektet e tilla tash e tutje do të zhvillohen në Prishtinë.

“Ky projekt kas të bëje me aftësimin e nxënësve tanë ne mënyrë qe ata te zbatojnë praktiken menjëherë dhe kjo do te na ndihmoj qe te zhvillojmë edhe sektorin e prodhimit edhe sektorin e shërbimeve, por jo vetëm atyre shërbimeve hoteliere qe i kemi pas deri me tani por edhe shërbime tjera qe nevojiten për qytetar ne mënyrë qe ata te mos kenë shpenzime te mëdha dhe të sigurojnë shërbimet e nevojshme.

Agim Bërdyna, drejtor i Departamentit te  Arsimit Parauniversitar tha me këtë rast se po bëhet realitet diçka që vite më parë është parë në Dortmund të Gjermanisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)