Humb jetën një person dhe lëndohen tre të tjerë në aksident komunikacioni

Pejë, 10 tetor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbremë rreth orës 22:30 në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Gllarevë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.
Në këtë aksident ishin të përfshira një automjet i markës Opel me targa vendore i drejtuar nga i dyshimti dhe një motokultivator i drejtuar nga viktima, ku si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes sipas ekipit mjekësor, i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës, ndërsa tre persona janë lënduar dhe të njëjtit pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit.
Hetuesit rajonalë për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rastin në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të të njëjtit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në murgun e spitalit rajonal në Pejë.