26 Mars 2023

Holandë, Aksidenti ajror, shkak gabimi njerëzor

Amsterdam, 7 maj - Një bashkim faktorësh, mes të cilave edhe një reagim i gabuar i pilotëve dhe një altimetër difktoz, kanë shkaktuar rënien gjatë uljes së Boeing-ut të Turkish Airlines më 25 shkurt 2009, pak metra nga aeroporti i Schiphol në Amsterdam.

Në katastrofën ajrore humbën jetën 9 persona dhe u plagosën 120 të tjerë. Zyra e hetimit holandez mbi sigurinë ka konfirmuar sot se shkaku kryesor ishte altimetri difektoz, duke theksuar se reagimi i pilotëve ishte i papërshtatshëm.

Ai ka shtuar edhe se funksionarët e kontrollit të trafikut ajror nuk kanë qënë shumë të qartë në instruktimet për uljen e mjetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)