19 Prill 2024

Hekurudhë, Rumani, Bullgari, Hungari dhe Greqi

Sofje, 5 dhjetor - Ministrat e Transportit e Rumanisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Hungarisë sot në Bruksel nënshkruan një deklaratë për projektin evropian për zhvillim të komunikacionit hekurudhor në këto vende, transmeton agjencia e lajmeve Beta.

Projekti evropian 22 TEN-T, i financuar nga Bashkimi Evropian, është parashikuar për zhvillimin e dy sektorëve të hekurudhës në kuadër të korridorit prioritar Athinë-Sofje-Bukuresht-Vjenë-Pragë-Nirnberg-Drezden.

Pjesa e parë e projektit do të kalojë në relacionin Hegetallom – Budapest – Arad-Sigishoar-Bukuresht-Konstancë, ndërsa pjesa tjetër e relacionit Arad-Temishvar-Krajova-Sofje-Selanik-Athinë.

Ministrja rumune e Transportit, Anka Boaxhiu deklaroi se deklarata hyn në fazën përfundimtare për përgatitjen e këtij “projekti të rëndësishëm të infrastrukturës hekurudhore që do ta financojë BE-ja prej vitit 2014 deri në vitin 2010”.

Ajo shton se Rumania bashkë me Bullgarinë, Greqinë dhe Hungarinë do të formojë një grup punues i cili në mënyrë periodike do të takohet me qëllim që të përshpejtohet përgatitja e projektit, me mbështetje të vazhdueshme të Komisionit Evropian dhe Bankës Investuese Evropiane.

Ekspertë nga fusha e ekonomisë vlerësojnë se një pikë e dobët e projektit është Rumania e cila ka infrastrukturë të vjetëruar hekurudhore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)