20 Prill 2024

Hapet galeria veriore e Tunelit të Kalimashit

Kukës, 22 tetor – Sot edhe zyrtarisht u bë hapja e galerisë veriore te Tunelit të Kalimashit për qarkullim të automjeteve në Autostradën e Shqipërisë që lidhet me Kosovën.

Hapja e galerisë së dytë do të shmangë përfundimisht radhët në pritje për të kaluar në tunel. Në fjalën e mbajtur ministri Olldashi shprehu keqardhje për përfundimin e këtij projekti.

Në ceremoninë e inaugurimit të hapjes së galerisë morën pjesë ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, Fatmir Limaj, së bashku me homologun e tij, ministrin e Transportit të Republikës së Shqipërisë, Sokol Olldashi dhe me ish-ministrin e Transportit dhe ministrin aktual të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Lulzim Basha, morën pjesë në hapjen e galerisë veriore të tunelit të Kalimashit.

“Autostrada është edhe një hapë i Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe kjo rrugë plotëson çdo standardë bashkëkohorë”, tha Olldashi.

Ai gjithashtu tha se është edhe në të mirën e shkëmbimeve tregëtre në mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Kemi një fluks të veturave dhe qytetarëve më të madh se që e kemi paramenduar dhe hapja e këtij tuneli do ta lehtësoi edhe më shumë qarkullimin dhe shkëmibet tregtare në mes dy vendeve që dita - ditës veç po afrohen edhe më shumë”, tha ai.

Ndërsa Limaj tha se hapja e tunelit të Kalimashit është realizimi edhe i një projekti shumë të rëndësishëm të shtetit shqiptarë.

Të dy ministrat Limaj dhe Olldashi vazhduan edhe inspektimin e punimeve në autostradën e Kosovës.

Limaj tha se gjithçka po shkon sipas planit të paraparë dhe nuk kanë asnjë pengesë deri më tani në punët e autostradës. “Dinamika e punës ka shkuar jashtëzakonisht mirë dhe çdo gjë ka shkuar sipas planit të paraparë dhe nuk kemi pasur pengesa. Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me punën e ‘Bechtell & Enka’. Shpresoj se vitin e ardhshëm një pjesë e autostradës  kosovare do të lëshohet për qarkullim. Ëndrra shqiptare po realizohet. Autostrada Durrës-Prishtinë është një projekt i përfunduar”.

Ndërsa Olldashi ndërtimin e autostradës së Kosovës e vlerësoi me notë shumë pozitive për dinamikën e punës. “Me shumë kënaqësi që shohim ecurinë e punëve në Kosovë është shumë një kohë e shkurtër që ka filluar kjo autostradë dhe punimet janë në dinamik shumë e shpejt. Ajo që është e rëndësishme është se Kosova dhe Shqipëria çdo ditë po afrohen edhe më shumë”.

Limaj tha se rreth 25 për qind të punimeve janë përfunduar në autostradës e Kosovës. “Po punohet në ura. Nënkalimet rrugës së vjetër shumë shpejt do të lëshohen në qarkullim mbi të cilat kalon autostrada. Konzerciumi është duke i plotësuar kushtet që i kanë në kontratë dhe kemi pas shumë pakë probleme. I falënderoi edhe banorët që kanë treguar një mirënjohje për shpronësim që nuk na kanë bërë probleme. Edhe KEK-u dhe Ujësjellësi na ka ndihmuar në kryerjen e punëve”.

Ai gjithashtu tha se nuk ka pengesa as në aspketin financiar. “Nuk kemi asnjë pengesë as me aspektin financiar dhe as në atë teknikë.  Shtatori tetori i vitit të ardhshëm deri do të ndërtohet deri në Duhël”, tha Limaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)