Greva e Lufthansas, pilotët u kërkojnë falje pasagjerëve

Frankfurt, 17 mars - Pilotët e kompanisë ajrore gjermane Lufthansa nesër sërish do të hyjnë në grevë.
Siç thekson sindikata gjermane e pilotëve Cockpit, anëtarët e sindikatës iu bënë thirrje punonjësve të kompanisë më të madhe ajrore në vend të hyjnë në grevë më 18 mars. Greva do të ndikojë në të gjitha fluturime të linjave të shkurtëra dhe të mesme. Greva nuk do të ndikojë në kompanitë ajrore të Germanwings dhe Eurowings.
Nga sindikata theksojnë se administrata e Lufthansas duhet të jetë më e vendosur kur është fjala për ofrimin e kushteve të favorshme për pilotët e rinj. Ata u kërkojnë falje pasagjerëve pasi që greva sërish do të ketë ndikim në ta dhe udhëtimet e tyre.
Grevat e punonjësve të Lufthansas kanë filluar vitin e kaluar pasi që kanë dështuar negociatat ndërmjet sindikatës dhe administratës Lufthansa, dhe kanë të bëjnë me përfitimet në lidhje me daljen e parakohshme në pension të 5.400 pilotëve të cilët punojnë në Lufthansa-Cargo dhe Germanwings.
Administrata Lufthansa kërkon që dalja në pension të parakohshëm të shtyhet nga 55 në 60 vjet. Ndërkohë gjatë grevës që është zhvilluar vitin e kaluar janë pezulluar mijëra fluturime.(AA)