28 Mars 2024

Gjykata Holandeze ka prova se raketa ruse rrësoi aeroplanin MH17

Hagë, 23 qershor - Në Holandë ka filluar gjykimi kundër tre shtetasve rusë dhe një shtetasi ukrainas, për rolin e tyre në rrëzimin e aeroplanit të kompanisë ajrore `Malaysia Airlines MH-17`, ku si pasoj e goditjes nga një Sistem raketor tokë-ajër, aeroplani ishte rrëzuar duke vrarë të gjithë 298 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit.

Holanda e konsideron Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit MH-17, ku nga 298 viktimat, 196 ishin shtetas holandez.

Aeroplani `Malaysia Airlines MH-17` ishte duke fluturuar në relacionin Amsterdam-Kuala Lampur dhe ishte rrezuar në Ukrainën Lindore, zonë e cila kontrollohet nga rebelët pro-rus dhe trupat e rregullta ushtarake ruse.

Tre shtetasit rusë, Igor Girkin, Oleg Pulatov dhe Sergei Dubinski, si dhe shtetasi ukrainas Leonid Kharchenko,  po akuzohen në mungesë, për rrëzimin e aeroplanit MH-17. Katër të akuzuarit kishin pozita të larta udhëheqëse në forcat paramilitare ruse në Ukrainën Lindore, forca të cilat ishin mbështetur drejtpërdrejt nga Ushtria dhe Qeveria ruse.

Hetuesit kanë arritur të sigurojnë dëshmi për implikimin e Moskës zyrtare në rrëzimin e aeroplanit MH-17 nga komunikimet e katër të akuzuarve me zyrtarë të lartë rusë, duke përfshirë Vladislav Surkov, i cili është këshilltar më ndikim i Presidentit rus Vladimir Putin dhe Ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Bazuar nga dëshmitë e siguruara deri tani, Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi holandez Hendrik Steenhuis, është shprehur se ka prova që aeroplani ishte goditur nga Raketa kundërajrore ruse Buk, pasi që në vendin e rrëzimit të aeroplanit janë gjetur fragmente të Raketës ruse Buk.

Hetuesit ndërkombëtarë kanë arritur të sigurojnë dëshmi se raketa që rrëzoj aeroplanin MH-17 kishte udhëtuar në Ukrainën Lindore nga qyteti rus i Kursk dhe ishte pjesë e Brigadës 53 të Mbrojtjes Kundërajrore të Ushtrisë Ruse.

Hetuesit gjithashtu kanë arritur të sigurojnë dëshmi të rrugëtimit të Raketahedhësit Buk, për tu kthyer prapë në Rusi,  pas rrëzimit të Aeroplanit MH-17.

Pjesë e dëshmive janë edhe deklaratat e luftëtarëve pro-rusë, që ishin pjesë e formacioneve paramilitare ruse në Ukrainën Lindore, gjatë kohës kur ishte rrëzuar aeroplani MH-17.

Një nga dëshmitarët identiteti i të cilit nuk është bërë publik për shkaqe sigurie, ka deklaruar se në mbrëmje pas rrëzimit të aeroplanit MH-17, ishte thirrur që të transportoj një automjet të lëshimit të raketave Buk, nga lokaliteti Snizhne, që është afër vendit nga është lansuar raketa Buk që kishte rrezuar MH-17, për në lokalitetin Debaltseve.

Prokuroria pritet të përfundoj paraqitjen e dëshmive me kërkesën për dënimin e katër të dyshuarve deri në muajin nëntor. Më pastaj gjykimi pritet të vazhdoj me paraqitjen e dëshmive të mbrojtjes dhe bazuar nga deklaratat e avokatit mbrojtës Pulatov, mbrojtja nuk pritet të deklarohet deri në pranverën e viti 2022.

Edhe pas vendimit të Gjykatës holandeze në lidhje me katër të dyshuarit, dosja e MH-17 nuk do të mbyllet, pasi që ka edhe shumë persona tjerë që kanë qenë pjesë e aksionit për rrëzimin e aeroplanit të `Malaysia Airlines MH-17`.

Pas sigurimit të dëshmive për rolin e personave tjerë në rrëzimin e aeroplanit MH-17, pritet që të kërkohet gjykimi dhe dënimi i të gjithë atyre që kanë qenë të implikuar në rrëzimin e `Malaysia Airlines MH-17`.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)