30 Prill 2024

Gjykata dënon kryeshefin e PTK-së, Ejup Qerimi

Prishtinë, 16 tetor - Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka bërë të ditur se ka mirëpritur aktvendimin e Gjykatës Komunale në Prishtinë pasi ka dënuar me 2000 euro gjobë kryeshefin e PTK-së, Ejup Qerimi pasi e gjeti fajtorë për mos shmangien e konfliktit të interesit, përkundër shumë vërejtjeve të cilat ia kishte bërë Agjencia Kundër Korrupsionit.
 
”Që nga shkurti i këtij vitit kur Qerimi është zgjedhur në funksionin e kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së është gjendur në pozitën e konfliktit të interesit, nga se i njëjti ushtronte edhe funksionin e Anëtarit të Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Sipas njoftimit, duke u mbështetur në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e Funksionit Publik Agjencia, pati marrë vendim se ushtrimi i këtyre dy funksioneve ishte situatë tipike e konfliktit të interesit.

Edhe përkundër shumë përpjekjeve të AKK-së që ta bind Qerimi për t\'\'iu shmangur situatës së tillë ai nuk pati shprehur gatishmërinë që ta respektoj ligjin dhe si rrjedhojë AKK e adresoi rastin në Gjykatën Komunale në Prishtinë, si dhe i ka bërë kërkesë anëtarëve të Bordit të PTK-së që të marrin masat e nevojshme drejtë shkarkimit të tij.