28 Mars 2024

Formohet një gjigant i ri botëror në telefoninë celulare

Moskë, 6 tetor - Grupacioni ruso-norvegjez “Vimpelkom” vendosi marrëveshje me kompaninë egjiptiane “Veder investment” për krijimin e operatorit të pestë celular për nga madhësia në botë, lajmëron Rojtersi.

“Vimpelkom dhe Veder investment firmosën marrëveshje për bashkim të dy grupacioneve dhe formimin e operatorit të pestë më të madh celular në botë sipas numrit të shfrytëzuesve”, lajmëruan dy kompanitë.

“Pas finalizimit të transaksionit, Vimpelkom do të posedojë 51,7 për qind të Orasko telekomit egjiptian dhe 100 për qind të Vind Italia”, informojnë nga dy kompanitë.

Vlera e saktë e transaksionit nuk është saktësuar, por shtypi rus transmeton supozime se ajo arrin 6,4 miliardë dollarë për Vimpelkom dhe se numri i klientëve të kësaj kompanie do të mund të rritej në rreth 200 milionë persona. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)