27 Mars 2023

Fillojnë aktivitetet e shënimit të javës së gjashtë Globale për Siguri në rrugë

Prishtinë, 17 maj - Nën organizimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Asociacionit Kosovar të Motorizimit dhe Policisë së Kosovës, u shënua “Java Globale e Sigurisë Rrugore”, ku si qëllim kryesorë i fushatës është kufizimi i shpejtësisë për automjete deri në 30 km/h.

Zëvendësministri i MMPHI-së, Hysen Durmishi, shprehu bindjen e tij se renditja e sigurisë rrugore si prioritet i lartë do të kontribuojë në uljen e numrit te aksidenteve rrugore dhe përmirësimin e gjendjes në sigurinë  e trafikut rrugor në përgjithësi.

Për më tepër ai tha se: “Kufizimi në këtë shpejtësi shpëton jetë dhe mbron të gjithë pjesëmarrësit që i përdorin rrugët, veçanërisht fëmijët, këmbësorët, biçiklistët, njerëzit e moshuar dhe personat me aftësi të kufizuara, andaj duke u sjellë në pajtim me rregullat dhe Ligjet e Trafikut rrugor, secili nga ne, mund të kontribuojë në përmirësimin e gjendjes së sigurisë në trafikun rrugor”.

Ndërsa Gazmend Hoxha, përfaqësues i Policisë së Kosovës, u shpreh se:” Policia e Kosovës është pjesë e këtij aktiviteti dhe  do të përkrah me njësitë relevante duke bërë thirrje për respektimin e rregullave të trafikut dhe njëkohësisht mbështet propozimin që në vendbanimet urbane, dhe pranë shkollave të ketë shpejtësi më të ulët, atë 30 kilometra në orë.

Respektimi i rregullave të trafikut duhet të bëhet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Policia e Kosovës do të vazhdojë të punoj për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, si dhe për zvogëlimin e aksidenteve në përgjithësi”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)