29 Prill 2024

“Europa 2012 - vizitë Kosovës” në pullë postare

Prishtinë, 11 prill - Filatelia e Postës së Kosovës ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare me titull:“Europa 2012 - Vizitë Kosovës”.  

Kosova paraqet një thesar të pasur të trashëgimisë etno kulturore, materiale dhe shpirtërore të periudhave të ndryshme historike. Me karakteristikat dhe veçoritë e tyre, thesaret dallohen për nga shumëllojshmëria e cilësive, vlerave dhe rëndësisë së vet historike.  

Resurs strategjik i turizmit kosovar është hapësira me shumë vlera deri tani të ruajtura, që në afat të gjatë, gjithnjë e më shumë do të ketë rëndësi, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë ekologjik, social dhe kulturor të jetës.

Pozita gjeografike, klima, malet, grykat, flora dhe fauna, trashëgimia natyrore dhe kulturore, janë elemente bazë që Kosovën e bëjnë destinacion atraktiv turistik për turistët e vendit dhe ndërkombëtarë.

Në kuadër të emisionit të ri të pullave postare “Europa 2012”, përmes pamjeve të këtyre pullave postare dhe bllokut filatelik, janë prezantuar disa segmente nga trashëgimia historike, bukuritë natyrore dhe qytetet e Republikës së Kosovës, të cilat joshin vizitorët për zbulime më detajuese të thesareve të shumtë nga shteti më i ri evropian.

Ky emision i pullave postare përbëhet prej dy pullave postare me pamje dhe vlera të ndryshme nominale €1 dhe € si dhe bllokut filatelik me vlerë nominale €2, si dhe Zarfit të Ditës së Parë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)