03 Maj 2024

EULEX-i dhuron 23 vetura Ministrisë së Drejtësisë

Prishtinë, 21 mars - Sot misioni i EULEX-it bëri dorëzimin e 23 veturave si donacion për për Shërbimin Korrektues të Kosovës. Ceremonia e pranim-dorezimit të veturave u bë nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac.

Në një fjalim rasti, Shefi i EULEX-it Xavier de Marnhac that se ka shumë mënyra në të cilat EULEX-i mund të ndihmojë institucionet e Kosovës për të përmirësuar kapacitetet e tyre që të mund të kryejnë detyrat sa më lehtë.

“Ne mund ta bëjë këtë përmes mentorimit, monitorimit dhe këshillimit, mund ta bëjë këtë përmes trajnimit, por ne mund ndihmojmë, sikur që jemi duke e bërë sot, duke siguruar pajisje shtesë që me vlerë të konsiderueshme për këto institucione pasi që kanë nevojë për to”, tha de Marnhac.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi falënderoj misionin e EULEX-it, duke e konsideruar këtë dhuratë si të nevojshme dhe e domosdoshme për ngritjen e kapaciteteve në Ministrinë e Drejtësisë, në veçanti për Shërbimin Korrektues të Kosovës

“Qëllimi ynë është që të përmirësojmë ambientin për rend dhe ligj, që të përmirësojmë edhe kushtet e njerëzve që punojnë në këtë drejtim, e kam mendjen në radhë të parë për gardianë dhe njësinë transportuese që punon në Shërbim Korrektues të Kosovës. Njëkohësisht të përmirësojmë kushtet për transportim të burgosurve nga qendra korrektuese deri tek gjykatat”, tha Kuçi, dhe theksoi se Ministria e Drejtësisë do ti shfrytëzoj me nikoqirllëk këto vetura, me kujdesin më të madh, pasi që është edhe në politikë të tij të mos blej vetura.

de Marnhac tha se do të ketë donacione edhe për ministritë e tjera që merren me sundim të ligjit, përfshirë Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe për Ministrinë e Financave, dedikuar administratës së Doganës së Kosovës.

Në përmbyllje të ceremonisë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi tha se pret bashkëpunim me EULEX-in edhe në fusha të tjera, që bashkarish të ndërtohet ambienti për rend dhe ligj në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)