19 Prill 2024

“Eagles Airlines” nis operimet në “Adem Jashari”

Prishtinë, 14 dhjetor - Avio-kompania “Eagles Airlines” me bazë në Venicë Tesera të Italisë në bashkëpunim me Saba Group nga Prishtina të martën promovuan linjat e reja në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Kjo avio-kompani fillimisht ofron tri fluturime nga dhe për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Drejtori i Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, Agron Mustafa, ka deklaruar se janë duke mbajtur kursin në të mirë të konsumatorëve dhe synimi ynë ishte që ta bëjmë aeroportin sa më konkurrues dhe po vërehet se ANP-ja po vërshohet nga avio-kompanitë e reja.

“Sot po promovojnë fillimin e linjave nga Prishtina për disa destinacione në Itali. Sipas tij, sivjet janë bërë shumë promovime të kompanive dhe linjave nga Prishtina në vende të ndryshme, kjo “luftë” ndërmjet kompanive do të ndikon në uljen e çmimeve. Tash udhëtimi nga Kosova për Itali po bëhet shumë më i shpejt dhe më i lirë”, ka thënë ai.

Kurse Ambasadori i Italisë në Kosovë, Majkell Gifoni, ka theksuar se kjo është mënyra e vetme e perspektivës së Kosovës dhe mënyra më e shpejt. “Ne po japim forcë që të ecin përpara dhe që të kenë lehtësira për kompaninë dhe të ketë rritje, kjo është  një shenjë se Aeroporti i Prishtinës është zhvilluar sikur edhe aeroportet tjera në regjion e më gjer”, ka pohuar ai.

Sipas tij inaugurimet e reja në mes të Italisë dhe Kosovës nuk janë vetëm  të anës komerciale, por edhe diçka më tepër që rrit dijen reciproke ndërmjet popullatës dhe vendit”, tha ambasadori italian.

Ndërkaq drejtor i kompanisë Eagles Airlines, Mauro Gagliano, pohoi se do të japim një çmim të mirë për konsumatorin që kemi dy fluturime për Kosovë dhe të rrisim rrjetin e zhvillimit tonë.

“Tash do të pajisem me një aeroplan të ri që do të nis nga mesi i janarit dhe do të ketë edhe destinacione tjera, tani për tani kanë nisur fluturimet nga Roma, Venezia dhe Bergamo për Prishtinë dhe anasjelltas dhe synim është lidhja me aeroportit ndërkombëtare siç është lidhja me Kosovën që do të japë kontribut në mes dy shteteve”, ka potencuar Gagliano.

Ndryshe kompania Eagles Airlines operon në shumë destinacione duke përfshirë aeroportet më strategjike të Italisë si Venice, Bergamo, Roma, Catania, Reggio Calabria etj, si dhe shumë destinacione kryesore Evropiane..
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)