26 Mars 2023

Dyshohet për keqpërdorim të miliona eurove në PTK

Prishtinë,  9 maj - Korporata e Postë Telekomit në tenderin “Platforma e Faturimit” ia ka dhënë “ekstra” 9 milionë euro një kompanie nga Qiproja, gjë që ka tërhequr vëmendjen e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit.

Agjencia Anti Korrupcion zotohet se do të procedoj rastin në prokurori.

Përmes këtij tenderi të mbyllur në prill të këtij viti, PTK-ja ka ndarë afro 20 milionë për kompaninë nga Qiproja “Amdocs Development Limited”, për të krijuar dy platforma të ndara të faturimit për njësinë e Telekomit dhe të telefonisë mobile VALA.

Për të dy njësitë e PTK-së kjo kompani në vitin 2010 ka kërkuar rreth 10 milionë euro për secilën veç e veç.

Dy vjet më parë kompania “Amdocs”, kërkonte 11 milionë euro për një platformë të përbashkët të faturimit për të dy njësitë e PTK-së.

Sipas Agjencisë Antikorrupsion, buxheti i kësaj korporate në këtë rast është dëmtuar për miliona euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)