29 Mars 2024

Dyfishohen shitjet e veturave elektrike në botë

Paris, 25 maj - Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) ka bërë të ditur se shitjet e veturave elektrike në botë, duke përfshirë hibride plotësisht elektrike dhe plug-in, u dyfishuan në vitin 2021, duke arritur rekord të prej 6.6 milionë shitjeve

Kina kishte gjysmën e shitjeve totale botërore të veturave elektrike me 3.3 milionë njësi, ndërsa shitjet në Evropë u rritën me 65 për qind në 2.3 milionë.

Kështu, numri i përgjithshëm i veturave elektrike në rrugë në mbarë botën është rritur në 16.5 milionë automjete deri në fund të vitit 2021.

Rritja e madhe e shitjeve të vitit të kaluar i atribuohet politikës së vazhdueshme të subvencioneve “në shumë tregje, ku shuma totale e stimujve shtetërorë u dyfishua vitin e kaluar në pothuajse 30 miliardë dollarë”, shtoi IEA.

Në përputhje me politikat mjedisore, një numër në rritje vendesh kanë objektiva ambicioze për elektrifikimin e automjeteve në dekadat e ardhshme dhe shumë kompani veturash po planifikojnë investime të mëdha për një kalim të plotë në prodhimin e veturave elektrike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)