26 Prill 2024

Durrës, stuhia detare pengon ardhjen e trageteve

Durrës, 8 nëntor - Reshjet e shumta të shiut si dhe era e fortë kanë krijuar probleme në mbërritjen e trageteve në Portin e Durrësit, ndërkohë e njëjtat situatë është pak a shumë edhe në Vlorë.

Tragetet e linjës Bari-Durrës po ankorohen në port me vonesa nga 1-3 orë, pasojë e detit të trazuar në pjesën qendrore dhe jugore të Adriatikut.

Burime nga kapitaneria e portit të Durrësit, thanë se stuihia ka nisur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Fuqia e dallgëve në det është nga 5 deri në 6 ballë, teksa peshkarexhat nuk kanë dalë në det. Edhe në gjirin detar të Vlorës, kushtet atmosferike janë të njëjta.

Burime të Kapitanerisë së Portit bënë të ditur era sot do të fryjë në drejtimin Jug-Jugperëndim, me shpejtësi nga 6-8  m/sek deri 10-12 m/sek në afërsi të bregut të detit.

Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 19-21 gradë celsius dhe ato minimale në 10-12 gradë celsius.  Valëzimi në hapësirën detare brenda gjirit të Vlorës do të arrijë në 2-3 ballë dhe në det të hapur 6-7 ballë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)