29 Prill 2024

Dita Ndërkombëtare e Gruas në pullë postare

Prishtinë, 8 mars - Me rastin e shënimit të 100 vjetorit të Ditës së Gruas, Filatelia e PK PTK sh. a ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e pullës me titull ‘’Elena Gjika -100 vjetori i Gitës së Gruas’’.

Kjo pullë postare që do ta shënoj, para së gjithash, jubileun e 100-të të lëvizjes për njohjen e të drejtave të grave dhe barazi gjinore, mban portretin e  Elena Gjikës, princeshës rumune me origjinë shqiptare.

E lindur ne Romë më 22 Janar 1828, Elena Gjika u radhit në mesin e 10 femrave më të ngritura të asaj kohe në botë. Shkrimtare dhe publiciste përparimtare e asaj kohe, Elena Gjika ka dhënë kontribut të madh dhe të jashtëzakonshëm në lobim për çështjen shqiptare në qarqe evropiane.

Me emetimin e emisionit të pullave postare që e shënon 100 vjetorin e Ditës së Gruas, PTK sh. a. i shpreh mirënjohje dhe falënderim të gjitha nënave dhe motrave tona të cilat dhanë një kontribut të pamohueshëm në të gjitha sferat e jetës.

“Shikuar historikisht gratë kosovare arritën që me shumë sakrifica dhe me një fuqi mbinatyrore të rrisin gjenerata të shëndosha të rinjsh. Sot, gruaja kosovare është e pazëvendësueshme jo vetëm si nënë e motër, por si krijuese dhe punonjëse, e cila jep kontribut  në të mirën e atdheut. Unë personalisht jam krenar që në PTK sh. a. janë të punësuara 806 femra, kontributi i të cilave në afarizmin e suksesshëm të kompanisë është tejet i vlerësuar”, është shprehur me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Dr. Shyqyri Haxha.

PTK të gjitha grave të Kosovës iu uron Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin, duke iu dëshiruar shumë suksese në të ardhmen.

Filatelia e PK PTK sh.a. këtë datë me rëndësi e shënon me emisionin e ri të pullave postare dhe që nga data e emetimit do të jenë në dispozicion për koleksionarë të pullave postare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)