Diplomon gjenerata e dytë dhe e tretë e Institutit të Limak

Prishtinë, 29 janar - Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” mban ceremoninë zyrtare të organizuar me rastin e diplomimit të gjeneratës së dytë dhe të tretë të Institutit të Limak për Shërbime Aeroportuale.  
Limak ASI ka për qëllim perkrahjen e studentëve të fushave te ndryshme në zvhillimin e shkathtësive akademike dhe profesionale përmes trajnimeve profesionale të certifikuara ndërkombetarisht dhe punësimit te të rinjëve. 
Studentëve që kanë përfunduar me sukses programin, u ofrohet punësim në Limak Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, por edhe në një numër institucionesh të ngjashme brenda dhe jashtë vendit. 
















