25 Prill 2024

Dëmtohet antena e “Valës” në Jarinje

Prishtinë, 18 tetor - Në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi, Jarinje, është dëmtuar një antenë e operatorit të telefonisë mobile “Vala”. Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Një antenë e një operatori kosovar është dëmtuar nga një mjet shpërthyes në Jarinje të Leposaviqit, të hënën në orët e hershme të mëngjesit”, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti.

Deri më tani policia nuk ka asnjë person të dyshuar rreth këtij rasti, ka thënë zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë.

Antenat e operatorëve mobil po dëmtohen vazhdimisht nga koha kur Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit mori vendim për shkëputjen e operatorëve ilegalë të Serbisë.

Edhe “Ipko-së”, iu kanë dëmtuar antenat para disa ditësh.
.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)