23 Prill 2024

Çohu: Të shiturit po na shesin

Prishtinë, 15 tetor - "Sesioni i djeshëm i Kuvendit të Kosovës shfaqi shumë qartë një të vërtetë shumë të hidhshme të realitetit tonë. Shteti i Kosovës është zaptuar nga një kryeministër, i cili edhe vetë është zaptuar nga interesa ekonomike të huaja që shkojnë ndesh me interesat kosovare", kanë thënë drejtues të Organizatës Çohu në një konferencë për media.

Avni Zogiani lider i Organizatës Çohu ka vlërësuar se Kryeministri Hashim Thaqi, si dhe kryeparlamenari Jakup Krasniqi, duke kërcnuar dhe shantazhuar deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë konsideruar se e kanë kaluar Strategjinë për privatizimin e PTK-së në një seancë ku shumica e parlamentarëve u shprehe kundër këtij dokumenti.

"Pa kuorumin e duhur dhe mes presionesh të kryeministrit, kryeparlamentari e ka nxjerrë në votim Strategjinë duke bërë kështu shkelje jo vetëm të rregullores së Kuvendit, por edhe shkeljen e tërë institucionit të Kuvendit, si institucion më i lartë i vendit", ka thënë ai.

Në seancën e djeshme sipas tij u pa se kryeministri Thaçi është duke vepruar në një gjendje të presionit të lartë dhe kjo u shfaq në mënyrën arbitrare dhe arkaike të sjelljes së tij në Parlament.

Po ashtu sipas Zogianit këtij presioni, gjatë zhvillimit të seancës mbi privatizimin e PTK-së, iu bashkua edhe ambasadori i SHBA-së, Christopher Dell, i cili në vazhdimësi ka kërkuar që kompanitë publike të shiten.

Çohu vlërëson se Kryeministri Thaçi, në seancën e së enjtes ka bërë një puq kushtetues duke e subordinuar dhunshëm Parlamentin e Kosovës nëpërmjet shantazheve e kërcënimeve.

"Ka qenë shumë e qartë se ai e ka bërë këtë i manipuluar duke qenë se në asnjë moment nuk ka arritur të sqarojë urgjencen e votimit për të cilën angazhohej, por vetëm arbitrarisht ka kërcënuar deputetët se ata që nuk e votojnë këtë dokument do të konsiderohen se janë kundër privatizimit."

Seanca e djeshme për Strategjinë e PTK-së për nga atmosfera sipas Zogianit, i ngjante shumë seancës së rrethuar të Kuvendit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, në të cilën nën presion deputetët e këtij Kuvendi dhanë përkrahjen për ndryshimet kushtetuese që suprimuan autonominë e Kosovës.

"Njejtë dje, kryeparlamentari Krasniqi ka kontrabanduar Strategjinë për kompaninë më të vlefshme të vendit, duke mos lejuar asnjë debat dhe duke ia mundësuar kryeministrit Thaçi që për interesa jokosovare ta instrumentalizojë Parlamentin e Kosovës. Kështu të enjten në Kuvendin e Kosovës u votua një dokument aq i rëndësishëm nga PDK-ja dhe minoritetet dhe u refuzua nga të gjitha partitë shqiptare parlamentare, përfshier këtu edhe LDK-në që vetëm formalisht qëndron në pushtet", ka theksuar ai.

Madje Zogiani ka pohar se, kryeministri ka kërcënuar po të njejtën ditë se do ta përdorë aparatin shtetëror kundër Kuvendit duke kërcënuar se deputetët do të hetohen për korrupsion. Nuk ishte i rastësishëm ky presion i kryeministrit ndaj deputetëve vetëm pakë orë para se Strategjia për PTK-në të futej për votim në Kuvend.

Prandaj sipas Organizatës Çohu, Strategjia për PTK-në është e kundërligjshme dhe nuk përkon me vullnetin e shumicës së përfaqësuesve të popullit, por është një dokument i dhunshëm i ngjashëm me ato që regjimi serb sillte në vitet e 90-ta. Kuvendit të së enjtes i mungoi vetëm rrethimi policor për t’i ngjarë një Kuvendi të viteve të 90-ta.

Kështu sipsa kësaj organizate Thaçi e Krasniqi kanë mundësuar zaptimin e shtetit të Kosovës nëpërmjet përdorimit arbitrar të pushtetit dhe prandaj është shumë normale nëse një pushtet i ardhshëm demokratik do të konsiderojë që këto kontrata të lidhura në kohën e këtij pushteti kanë qenë të arritura në mënyrë joligjore dhe me presione dhe si të tilla do të mund të revidohen.

"Në seancën e së enjtes është rrënuar rendi kushtetues në Kosovë duke e bërë më në fund të qartë se Kosova jeton nën një regjim jodemokratik që administrohet nga kryeministri Hashim Thaçi, por që komandohet nga interesa të huaja që për qëllim kanë eksploatimin e pasurisë publike të Kosovës. Në këtë mënyrë, kryeministri Thaçi dhe kryeparlamentari Krasniqi rrezikojnë të bëjnë një tradhti për vendin që pretendojnë se i prijnë duke qenë se ata po marrin vendime arbitrare jashta procedurave demokratike."

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)