28 Prill 2024

Bullgaria është e gatshme të ofrojë ndihmë për Kosovën

Prishtinë, 24 maj - Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, priti në një takim ministren e Zhvillimit Rajonal të Republikës së Bullgarisë, znj. Liljana Pavlova.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet ministrive homologe dhe vendeve tona  dhe avancimin e mëtejmë të tyre.

Ministri Mujota, e njohu ministren Pavlova, me prioritetet dhe projektet  infrastrukturore që po realizon Qeveria e Kosovës dhe ministria e infrastrukturës si dhe vizionin zhvillimor për të ardhmen.

Temë diskutimi ishin projektet e rëndësishme infrastrukturore si: autostrada “Vermicë-Merdare”, autostrada “Prishtinë-Shkup” dhe modernizimi i rrjetit hekurudhor. 

Në kuadër të bashkëpunimit ndërministror është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e transportit rrugor të udhëtarëve dhe mallrave, por zbatimi i saj nuk bëhet ende, pasi nuk është ratifikuar nga parlamenti bullgar.

Lidhur me këtë ministrja Pavlova u zotua se do të angazhohet që kjo çështje të përmbyllet sa më parë.

Mes tjerash, ministrja Pavlova theksoi interesimin e Bullgarisë për t’u bërë pjesë e konkurrencës me kompanitë bullgare në shumë sektorë në Republikën e Kosovës.

Përvoja e kompanisë bullgare "Gllavbolgarstroj" në ndërtimin e pallatit të Drejtësisë në Kosovë është një dëshmi e mirë se kompanitë ndërtuese dhe kapitali bullgar mund të gjej hapësirën e nevojshme në Kosovë.

Bullgaria është e gatshme dhe do të ofrojë ndihmë për Kosovën, edhe në fushën e integrimeve evropiane dhe plotësimin e kritereve të BE-së, bazuar në procesin dhe përvojën që ka ajo, tashmë kur Kosova ka nis rrugën e saj integruese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)