27 Prill 2024

“British Airways” braktis Kosovën

Prishtinë, 25 maj - Kosova ka humbur gjigantin anglez dhe botëror të aviacionit “British Airways”(BA), e cila nga presionet e ndryshme të koncesionarit turk të Aeroportit “Adem Jashari”,“Limak”, ka vendosur t’i ndërpresë fluturimet nga Prishtina.

Pavarësisht se për disa vite me radhë BA kishte qenë pikë referimi për lëvdata nga menaxherët e Aeroportit të Prishtinës, se ky i fundit është bërë atraktiv për aviokompanitë e njohura ndërkombëtare, të cilat nga viti në vit e kishin rritur edhe numrin e fluturimeve në destinacionin Prishtinë-Londër dhe anasjelltas, nga vjeshta e këtij viti kompania britanike do të largohet nga Kosova.

“Është e vërtetë “British Airways” do t’i ndërpresë fluturimet nga Kosova”, ka thënë shkurt njëri nga punonjësit e kësaj aviokompanie, që nuk ka dashur t’i përmendet emri.

Gazeta “Zëri” i ka dërguar e-mail dhe ka tentuar t’i kontaktojë edhe menaxherët e “BA” për Shqipëri dhe Kosovë, mirëpo nuk janë përgjigjur gjatë ditës së enjte.

British Airways, së fundi ka shprehur pakënaqësi ndaj vendimit të “Limak” për ndërprerjen e kontratës për furnizim të aeroplanëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)