05 Maj 2024

Bora shkakton 43 aksidente brenda 24 orëve

Prishtinë, 11 dhjetor - Rreth 6 aksidente me persona të lënduar dhe 37 aksidente me dëme materiale janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e kushteve të këqia atomsferike.

Në një prononcim për RTK-në, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se rrugët janë të mbuluara me borë, dhe janë kryesisht të kalueshme.

“Rrugët janë të mbuluara me borë. Të gjitha rrugët konsiderohen kryesisht të kalueshme por me vështirësi. Zonat më të rënda janë ato malore: zona e Brezovicës, Rugovës, Dragashit, në drejtim të Motivodës, dhe zonat kryesisht malore”, tha ai.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë drejtuesit dhe qytetarët që të shtojnë dukshëm kujdesin në rrugë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)