03 Maj 2024

Boeing 787 Dreamliner së shpejti rifillojnë fluturimet

Detroid, 16 mars - Përfaqësuesit e kompanisë Boeing shprehën bindjen se avionët e pasagjerëve “Boeing 787 Dreamliner” do të rifillojnë fluturimet brenda disa javëve.

Më parë Administrata Federale e Aviacionit (FAA) e SHBA-së i lejoi kompanisë Boeing të kryejë fluturime kolaudimi të avionëve me bateri të modifikuara.

Bateria e modifikuar, e cila iu prezantua FAA në fund të shkurtit, është projektuar për të minimizuar rastet e shpërthimit të zjarrit dhe ka një izolim termik më të mirë se sa paraardhësja e saj, si dhe një sistem të përmirësuar ftohjeje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)