03 Maj 2024

Bjeshkët e Nemuna në pullat postare të Kosovës

Prishtinë, 14 qershor - Filatelia e Postës së Kosovës Sh.A. ka emetuar sot emisionin e ri të pullave postare, të titulluar ‘’Bjeshkët e Nemuna’’.

Këto bjeshkë shtrihen në veri-jug të Kosovës, me gjatësi rreth 50 km dhe gjerësi 26 km.

Ky territor ka vlera dhe bukuri të mëdha natyrore, posaçërisht Juniku me Majën, Rrasa e Zogut (2296 m), Gjeravica (2656 m) dhe Gryka e Rugovës (197 km2).

Gryka e Rugovës, me gjatësia prej afër 22 km, ka kushte të jashtëzakonshme për zhvillimin e formave të shumta të aktiviteteve turistike, rekreative si në stinën e dimrit ashtu edhe në atë të verës.

Në këtë zonë gjenden lloje të ndryshme të botës bimore dhe shtazore, përfshirë specie të rralla.

“Bjeshkët e Nemuna” paraqesin një vend mjaft të përshtatshëm edhe për aktivitete edukative.

Filatelia e Postës së Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen të prezantojë në pulla postare bukuritë natyrore të vendit tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)