03 Maj 2024

Berlini së shpejti me aeroporti të ri

Berlin, 25 shkurt - Aeroporti i ri në Berlin duhet të luajë një rol qendror për ardhmërinë e kryqytetit. Por futja e tij në përdorim është shtyrë për shtatë muaj. Tani kanë filluar provat e para dhe janë mundësuar vizitat në brendësi.

Në aeroportin e ri të kryqytetit bën tollovi. Rreth 5500 punëtorë të firmave të mëdha dhe të vogla nuk kanë të parkojnë as veturat e tyre para terminaleve të ardhshme. Shumë vende për parkim janë të zëna me makina dhe materiale ndërtimore.

Kjo sepse ka mbetur edhe shumë punë për t\'u bërë në aeroportin e ardhshëm, me emrin e plotë \"Aeroporti Berlin Brandenburg Willy Brandt\".

Deri në hapje zyrtare kanë mbetur vetëm edhe 100 ditë, por zëdhënësi i aeroportit Leif Erichson është i bindur se punimet do të përfundojnë me kohë.

Një shtyrje tjetër e futjes në përdorim me siguri që nuk do të ishte e pranueshme, sepse aeroporti është dashur të fillojë nga puna para katër muajsh.

Zëdhënësi i policisë federale Olaf Wiese e mbështetë kolegun e tij dhe thotë se një shtyrje tjetër do të kërkonte punë shtesë edhe sa i përket masave të sigurisë.

Kjo sepse prej vitit 2013 do të lejohet sërish që në avionë të futen sasi të pakufizuara të lëngjeve, që do të thotë se kërkohen masa të reja sigurie. Shikimi i parë tregon se shtyrja ishte e domosdoshme. Shumë gjëra ende nuk kanë përfunduar.

Agjencia nga Berlini \"Moniteurs\" ka vendosur shenjat për orientim në aeroport në ngjyra joshëse. Qëllimi është që pasagjerët të mos kenë frikë nga fluturimet dhe nga kontrollet e sigurisë, thotë zëdhënësi Leif Erichson.

Pasagjerët do të binden në të ardhmen edhe vet me masat e sigurisë që do të ndërmirren. Në anën e prapme të terminaleve janë 32 linja sigurie ku duhet të kalojnë njerëzit dhe bagazhet. Ata që i kalojnë këto kontrolle, mund t\'i përkushtohen shopingut dhe dyqaneve të shumta që do të haplen në brendësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)