19 Prill 2024

Berisha: Autostrada Durrës-Kukës, universitet i biznesit shqiptar

Tiranë, 14 nëntor - Kryeministri Berisha në një takim me Riley Bechtel, President dhe drejtues ekzekutiv i  Kompanisë së mirënjohur ndërkombëtare Bechtel, i shoqëruar nga VValker Kimball, Zëvendëspresident dhe drejtor menaxhues i kësaj kompanie.

Në takim, Berisha tha se projekti i rrugës Durrës-Kukës, shërbeu si një universitet për biznesin shqiptar të ndërtimit i cili u përball me një eksperiencë perëndimore.

Zoti Bechtel në emer të Kompanisë i shprehu kryeministrit Berisha përgëzimet dhe mirënjohejn për bashkëpunimin në projektin madhor të rrugës  Durrës - Kukës. 

Ai i shprehu kryeministrit se projekti që ata realizuan në Shqipëri ishte një ndër projektet më të rëndësishëme që ai ka realizuar në karrierën e tij 21-vjeçare .

Zoti  Bechtel u shpreh se në Shqipëri  gjeti specialistë dhe një fuqi punëtore, të cilët u përshtatën shumë shpejt me standardet e kompanisë së tij si dhe një bashkëpunim profesional me qeverinë shqiptare në realizimin e këtij projekti sa të vështirë aq edhe interersant për kompaninë e tij.

Ai u shpreh i impresionuar me ndryshimet e ndodhura në Shqipëri këto 3- 4 vitet e fundit.

Kryeministri Berisha e falenderoi zotin Bechtel për cilësinë e projektit më madhor për Shqipërinë dhe rajonin që kjo kompani realizoi. Rruga Durrës - Kukës është një arritje historike, politike dhe ekonomike për të gjithë shqiptarët dhe rajonin.

Ajo jo vetëm bashkoi shqiptarët por i dha një zhvillim të paparë dhe të paparashikuar ekonomisë, turizmit dhe bashkëpunimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve me rajonin.

Kryeministri theksoi se realizimi i këtij projekti madhor shërbeu si një universitet për biznesin e ndërtimit shqiptar.

Ky projekt i dha biznesit vendas njohuri, cilësi dhe standarde pune ndërkombëtare, duke i aftësuar të ndërmarrin projekte gjithnjë ë më të mëdha.

Realizmi me sukses i këtij projekti dëshmoi vërtetësinë e modelit ekonomik që qeveria shqiptare aplikoi me investime maksimale në infrastrutkurë dhe taksa sa më të ulëta, u shpreh kryeministri.

Kryeministri theksoi gjithashtu se efekti i gjithanshëm i këtij bashkëpunimi është sot i prekshëm në këtë rrugë që të gjithë e quajnë “Rruga  e kombit”, që me përfundimin e segmentit tjetër bëhet dhe rruga  e rajonit dhe Evropës.

Kryeministri i shprehu falenderimiet e tij kompanisë Bechtel edhe në emër të të gjithë punonjësve shqiptarë, të cilët e konsideruarn eksperiencën e tyre me këtë kompani si një mësim të madh të pashlyeshëm të karrierës së tyre.

Nisur nga kjo, zoti Bechtel shprehu interesin e tij dhe të Komanisë për të marrë pjesë në gara të tjera  për të ndërtuar vepra të tjera infrastrukturore si hekurudha apo segmente si ai  i Korridorit të Tetë  Tiranë- Elbasan apo Berat - Tepelenë etj.

Ai u shpreh se kompania e tij e konsideron gjithmonë prioritet dhe kënaqësi realizimin e veprave  me impakt kaq të madh si në Shqipëri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)