02 Maj 2024

Beqaj: Prolongimi i shitjes së PTK-së, rrit besimin tek investitorët

Prishtinë, 23 mars - Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj ka thënë vendimi për shtyrjen e privatizimit të PTK-së ka pasur një qëllim që t’u jepet mundësia kompanive për të ofertuar, në këtë rast dy kompanive të cilat kanë kërkuar që të ketë shtyrje të afatit për shkaqe teknike.

"Do të ishte gabim fatal të mos shtyhet dhe t’i cenohej dikujt mundësia për të konkurruar. Ky vendim e rrit mundësinë e ardhjes së ofertave të cilat janë më stabile”, ka thënë Beqaj.

Sipas tij qeveria nuk do të ngutet, sepse nuk është me rëndësi afati ditor apo javor, sa është me rëndësi procesi i mirëfilltë i shitjes së aksioneve të PTK-së. Në 80 për qind të rasteve çdo veprim sa i përket privatizimit te ndërmarrjet publike asociohet me MZHE-në dhe me ministrin Beqaj.

"Është mirë që opinioni ta dijë se çdo vendim për këto merret nga Komisioni qeveritar për privatizim, prandaj, të enjten është shtyrë ky proces me një vendim të Komitetit të qeverisë për privatizim, jo të njësisë, jo të Besim Beqajt, por me vendim të komisionit qeveritar, ku kanë qenë të pranishëm pesë ministra dhe me votim unanim është konsideruar se është më mirë të shtyhet afati", ka pohuar ai.


Duke shtuar se qëllimi ka qenë që t’u jepet mundësia kompanive për të ofertuar, në këtë rast dy kompanive të cilat kanë kërkuar që të ketë shtyrje të afatit për shkaqe teknike. Sipas tij do të ishte gabim fatal të mos shtyhet dhe t’i cenohej dikujt mundësia për të konkurruar.

Sipas tij ky vendim e rrit mundësinë e ardhjes së ofertave të cilat janë më stabile. "Ne jemi të përgjegjshëm në marrjen e vendimeve tona. Paramendoni sikur të enjten të ishte marrë vendim që të mos shtyhet ky proces dhe pastaj do të kishte dalë ndonjë kompani për t’u ankuar, se nuk i është dhënë mundësia për shkak të problemeve teknike", ka theksuar ai.
 
Pra çfarë dëmi do të bëhej nëse do të eliminohej një kompani për të qenë në garë për një punë për të cilën është punuar me shumë se një vit.  

"Vetëm se do të shtohet besimi tek investitorët e huaj. Më thoni se cili do të ishte rezultati që me kërkesë të dy kompanive të thoshim se ne nuk do ta zgjasim këtë proces, dhe pastaj ajo kompani në arenën ndërkombëtare të deklarohej: ‘Ne kemi qenë të gatshëm për të ofertuar, por komisioni qeveritar i privatizimit nuk na lejoi dhe na ka dëmtuar konkurrencën për çështje teknike’, pra këtu po flasim për një qasje serioze institucionale dhe jo për një qasje të ndikuar as nga ambienti dhe as nga situata në të cilën jemi. Këto janë vendime konform bazës ligjore, rekomandimeve të këshilltarëve të transaksionit, duke ruajtur interesin e kompanisë, duke ruajtur konkurrencën dhe gjithmonë duke ruajtur imazhin e investitorëve të cilët janë", ka pohuar ai.




Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)