28 Prill 2024

Belle Air nuk ka ikur nga ANP, por ka rritur numrin e fluturimeve

Prishtinë, 9 mars - Aviokompania Bell Air nuk ka ikur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ndërsa planet e saja janë jo për të ndërprerë fluturimet, por për të rritur numrin e fluturimeve dhe për të zgjeruar vijat ku fluturon kjo kompani.

Veç kësaj, kompania jonë nuk ka asnjë borxh ndaj Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës dhe në attachments, keni dokumentin që vërteton se borxhet janë në nivelin zero.

“Në respekt të gjithe pasagjereve dhe institucioneve te Republikes se Kosoves dhe per hir te transparences me te cilen operon qe prej tre vjetesh ne Prishtine, kompania ajrore Belle Air njofton se jo vetem qe nuk ka asnje borxh ndaj Aeroportit Nderkombetar te Prishtines dhe nuk eshte larguar duke nderprere fluturimet por eshte e vendosur per te zbatuar planin e saj te zgjerimit ne bashkepunim me kompanite e mirenjohura sic jane Belle Air Europe dhe AirPrishtina, duke hapur destinacione te shumta me nisje nga Prishtina me cmime shume te favorshme\", thuhet ne kominikaten e Belle Air-it.

Nuk është hera e parë që gazeta Zeri sipas kësaj kompania bëhet inciatore e një gjuetie shtrigash ndaj kompanisë se mirenjohur Belle Air dhe kjo nuk eshte e rastesishme, kur dihet qe pronari i gazetes zeri, njëkohesisht pronar i agjensionit Eurokoha apo Kosova Airlines, ndihet aq i rrezikuar nga konkurenca e paster dhe e drejtë, saqe shfrytezon te gjitha mjetet e mundshme per te hedhur balte mbi nje kompani qe gjithcka e ka ndertuar dhe e bazon te ligji, transaprenca dhe konkurenca e ndershme”

Kompania ajrore Belle Air, duke konsideruar te demshme dhe te qellimshme te gjitha keto shpifje te cilat nuk kane asnje baze te vertete, po ndermerr te gjithe hapat e nevojshem ligjore per te paditur gazeten Zeri prane komisionit te pavarur te mediave dhe nese eshte nevoja edhe prane organeve te tjera kopetente per dhenie te qellimshme te informacioni te deformuar dhe demtimit te qellimshem te imazhit me pasoja te ndjeshme financiare.

Per qartesine e te gjitheve po ju bashkangjisim dokumentin ligjor qe verteton qe Belle Air nuk ka asnje detyrim financiar ndaj Aeroportit Nderkombetar te Prishtines “Adem Jashari”

Me poshte jane disa nga destinacionet e fluturimeve aktuale te Belle Air, ne bashkepunim me kompanine Italiane Belle Air Europe dhe kompanine e mirenjohur kosovare Air Prishtina, nga  Aeroporti I Prishtines dhe gjithashtu lista e fluturimeve qe planifikohen te hapen per sezonin Veror 2011.

PRISHTINE – BERGAMO

PRISHTINE – VENEZIA

PRISHTINE – VERONA

PRISHTINE – ANKONA

Belleair per sezonin Veror 2011 planifikon te nisi fluturimet edhe drejt GJermanise, Zvicres dhe Belgjikes

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)