25 Prill 2024

BeH: Punëtorët hekurudhorë në grevë

Sarajevë, 8 shkurt - Këshilli grevist i të gjashtë sindikatave të Hekurudhës së entit serb në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), Republika Serbe, mbeti në vendimin që punëtorët hekurudhorë sot të fillojnë grevë urie.

Kryetari i Këshillit grevist, Zllatko Marin, gjatë fundjavës tha se nuk e pranojnë vendimin e Qeverisë për proces minimal të përcaktuar të punës së punëtorëve hekurudhorë dhe se mbeten në vendimin për fillimin e grevës.

“Ky minimum i propozuar është në kundërshtim me ligjin, meqë në regjimin punues janë parashikuar me shumë se 80 për qind e trenave, që nuk mund të respektohet”, tha Marini në konferencën për shtyp.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)