25 Prill 2024

BE ndihmon ANP-në në përmirësimin e sigurisë

Prishtinë, 26 tetor - Sot Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) ka bërë një ushtrim për situatë emergjente duke simuluar aksident të një aeroplani të pasagjerëve para ngritjes.

Ky ushtrim është pjesë e obligimeve të aeroportit ndaj Autoriteteve të Aviacionit Civil për të bërë testim në situata emergjente për çdo dy vite.  Ushtrimi i fundit për situatë emergjente është mbajtur në muajin nëntor 2008.

Ushtrimi është përkrahur nga një projekt i financuar nga BE-ja i cili ka për synim përforcimin e kufijëve të Kosovës, e posaçërisht për vendosjen e standardeve të reja të kontrollit të hyrjeve dhe daljeve.  Pas përfundimit të projektit, të gjithë vizitorët që vijnë në Kosovë do të kalojnë në procedura të njëjta me ato që përdoren në kufirin e jashtëm të BE-së (Shengen).

"Projekti ynë ka vendosur standarde të reja për kontrollin e kufijëve në Kosovë. Këto standarde tani janë në harmoni me standardet më të larta evropiane”, tha Melvin Asin, Zëvendësdrejtor i Operacioneve të Zyrës ndërlidhëse të Komisonit Evropian.

“Ushtrimi i sotëm do të përmirësojë efikasitetin e Policisë të Kosovës dhe do të përmirësoj planifikimin dhe reagimet tona deri në një standard që është i njëjtë, ose që pritet, nga aeroportet tjera të mëdha evropiane”, tha Atifete Jahjaga, u.d. Drejtoreshë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Historiku:

Ekspertët e BE-së kanë ndihmuar zyrtarët e aeroportit në ripërpilimin e planit për emergjenca.

Me ndihmën e projektit të financuar nga BE-ja, 750 zyrtarë të policisë janë trajnuar në menaxhimin e komunikimit ndër-njerëzor dhe në praktikat më të mira të BE-së në lëminë e kontrollit të kufirit.

Si shtesë ndaj asistencës së ofruar përmes këtij projekti nga muaji maj 2009, BE-ja gjithashtu do të sigurojë pajisje në vlerë prej 3 milionë euro për oficerët e policisë kufitare që punojnë në vijë të parë.

Policia e Kosovës për çdo vit kontrollon rreth katër milionë automjete në pikëkalimet kufitare dhe rreth 11 milionë udhëtarë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)