04 Maj 2024

Banka Islame interesohet të ndihmoj në projektet rrugore

Prishtinë, 12 dhjetor - Sot ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota me bashkëpunëtorë, priti në një takim një delegacion të Bankës Islamike për Zhvillim, të cilin e kryesonte Walid A.Fagih, nga Arabia Saudite.

Në këtë takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm. Ministri Mujota e falenderoi delgacionin në fjalë për përkrahjen që po e ofron Banka Islamike p[r Zhvillim, si dhe përfitimet që do të marrë Kosova nga kjo bankë.

Gjatë këtij takimi, ministri Mujota e njohu delegacionin me projektet të cilat janë duke u realizuar në Kosovë, por edhe me projektet të cilat janë paraparë të realizohen në të ardhmen.

Temë kryesore e takimit ishte financimi i pjesës  së rrugës magjistrale  Milloshevë-Vushtrri-Mitrovicë, definimi i disa qështjeve që kanë të bëjnë me këtë projekt si dhe mundësia e financimit të këtij projekti, nga ana e kësaj banke.

Ndërsa, Walid A.Fagih, kryesues i delegacionit të Bankës Islamike për Zhvillim, u shpreh se ”Ne jemi të interesuar për të thelluar bashkëpunimin me Kosovën në financimin e këtij projekti si dhe ofrimin e ndihmës në realizimin edhe të projekteve tjera”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)