28 Mars 2024

AVONET kërkon që të hetohet kontrata e Komunës së Prishtinës me "Sallahu-un"

Prishtinë, 29 prill - AVONET shpreh shqetësimin e thellë se Komuna e Prishtinës shpërblen me tender me vlerë 8,497,801.66 € operatorin ekonomik që zyrtari (punonjësi, drejtues, menaxher ose drejtor) është i dënuar me një aktgjykim të formës së prerë dhe është fajtor për kryerjen e veprës penale për falsifikim të dokumentit zyrtar sipas neni 398, paragrafi 2 i KPRK-së, me numër lënde PKR 16/2018 të datës 30.03.2018 të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe kjo paraqet keqpërdorim të prokurimit në Kosovë.

Konkretisht, AVONET ka monitoruar aktivitetin e prokurimit të projektit "Ndërtimi i rrugës A – pjesa e parë" dhe ka zbuluar se autoriteti kontraktues ka nënshkruar një kontratë me operatorin ekonomik "Sallahu" shpk me një vlerë prej 8,497,801.66 €.

AVONET ka verifikuar se ish - udhëheqësi i "Sallahu" shpk, N. S, ka një aktgjykim të formës së prerë dhe është fajtor për kryerjen e veprës penale për falsifikim të dokumentit zyrtar sipas neni 398, paragrafi 2 i KPRK-së, me numër lënde PKR 16/2018 të datës 30.03.2018 të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Në bazë të këtij hulumtimit, AVONET ka informuar Komunën e Prishtinës me 15.03.2023 se OE "Sallahu" shpk duke u bazuar edhe nga intepretimi i KRPP-së se: “nuk ka të drejtë të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose ekzekutim të kontratës në çoftë se i njëjti është shpallur fajtorë nga ndonjë gjykatë kompetente gjatë 10 viteve të kaluara nga data e publikimit të Njoftimit” edhe sipas Ligjit NR. 04/L-042, për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës, neni 65, paragrafi 3, e sanksionin këtë veprim të OE dhe KRPP nëmënyrë të detajuar ka interpretuar dispozitat e nenit 65 të LPP-së në dyinterpretimet e publikuara me datën 22.11.2022, në platformën e-prokurimi, në linkun: "Informacione" në vegzën "INTERPRETIME", Pyetja me numër 13 dhe Pyetja me numër 3.

AVONET ka identifikuar se dokumentacioni (dosja) i ofertës së OE "Sallahu" në aktivitetin e prokurimit të projektit me titullin: "Ndërtimi i rrugës A - pjesa e parë" tregon se N. S. është zyrtar i OE "Sallahu" shpk, duke figuruar në listat e pagave dhe deklarimeve vjetore për tatimin në të ardhurat e korporatave, dhe në noterizimin e certifikatës ISO dhe poashtu ai ishte prezent edhe në fillimet e punimeve.

AVONET gjithashtu ka identifikuar se në dosjen e tenderit, janë të pranishme kontrata të realizuara dhe referenca e inxhinierëve dhe udhëheqësve të punës, të nënshkruara nga N. S., të cilat janë përdorur si bazë për të plotësuar kriterin për të ofertuar dhe për më tepër ky OE është recidivist i veprave penale të lartëcekura.

Kjo tregon se përfaqësuesit e OE kanë bërë vepra dyshuese për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik dhe deklarim të rremë nën betim.

Në përfundim, AVONET ka shprehur shqetësimin e saj për praktikat e tilla, të cilat krijojnë një praktikë të keqe në fushën e prokurimit dhe kërkon veprime nga autoritetet relevante Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës për të ndërmarrë masa të nevojshme për të siguruar transparencën dhe integritetin e procesit të prokurimit publik në Kosovë.

AVONET ka bër tashmë këkesë për inicim të hetimit të procedures të aktivitetit të prokurimit dhe të kontratës në Prokurorin e Shtetit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)