23 Prill 2024

Autotaksitë ultimatum KK të Prishtinës, Do bllokojm rrugët

Prishtinë, 1 Mars -Sindikata e Pavarur e Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë së Kosovës (SPEVZ) është duke përgatitur një protestë të madhe me auto-taksitë e Prishtinës për javën e ardhshme.

Kryetarë i SPEVZ, Jusuf  Azemi ka thënë se arsyet e kësaj proteste që do të bëhet edhe me bllokimin e shumë rrugëve të kryeqyteti do të bëhet për arsye se Kuvendi Komunal i Prishtinës së  bashku me policinë nuk i realizoi deklarimet e  veta para sindikatës dhe opinionit se për 20 ditë do të plotësohen kërkesat e kësaj sindikate.

"Edhe pas shumë premtimeve nga K. Komunal i Prishtinë për stabilizimin e gjendjes, largimin e auto-taksive të  pa licencuar nga Prishtina, vurja e shenjave ku mungojnë për ta si dhe kontrollimi rutinorë  i auto-taksive lidhur me keq përdorimin e emblemave  të KK të Prishtinës, kjo s’u bë. Gjendja është shumë më e padurueshme se para  20  ditësh, andaj sindikata  jonë javën e ardhshme do të bëj një protestë të madhe me të gjithë auto-taksitë e Prishtinës", ka theksuar Azemi.

Për formën dhe  mënyrën e kësaj proteste këtë javë  sipas tij do të vendosë Sindikata në bashkëpunim me përfaqësuesit e të gjitha pikave të auto-taksive të Prishtinës.
 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)